
Para kalimit në Manchester United, Rossi kishte punuar me Ballardinin te Parma dhe thotë se njeh mirë taktikën e këtij të fundit.
“E kam pasur atë trajner për dy vite në Parma. Edhe ai dhe lojtarët e tij më njohin mua shumë mirë. Presim një ndeshje shumë të vështirë, por mund të rikuperohemi dhe të bëjmë lojë të mirë. Personalisht nuk kam shumë fat për momentin me përfundimet e mia, megjithëse jam i sigurt se golat do të vijnë”.
“Një kalim në Juventus? Janë vetëm artikuj në gazeta, ka shumë pak të vërtetë në gjithë atë që lexoni”, ka thënë Rossi.