22 tetor 2009

Kaka: Ishte ndeshje emocionuese

Ylli i Real Madridit, Leite Kaka, ka mbetur kokulur pas humbjes 3-2 nga ish-klubi i tij, Milani, në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve në Bernabeu.
“Jam i zhgënjyer që Pato luajti aq mirë sonte kundër ekipit tim. Por ai është një sulmues i shkëlqyeshëm dhe nuk është e drejtë që të bëhet aq shumë presion mbi shpatullat e tij. Ai së shpejti do të tregojë se çfarë mund të bëjë”, ka thënë kaka.
“Pas gjashtë vitesh të kaluara në Milan, e di se ky ekip gjithmonë del në pah në momente vendimtare të Ligës së Kampionëve. Ata e kanë këtë aftësi dhe vendosmëri. Sidoqoftë, Leonardo na befasoi kur nxori në fushë një formacion shumë sulmues dhe shumë agresiv”.
“Ishte një ndeshje me shumë emocione, të përballem me ish-bashkëlojtarët dhe klubin tim të vjetër. Ne kemi pritur fitore për të qenë më të qetë në grup, por nuk e arritën dhe shpresoj se së shpejti të rikthehemi në rrugë të duhur, për të përfunduar fazën e grupeve ashtu siç duhet”, ka shtuar braziliani.
Megjithatë Kaka mendon se barazimi do të ishte rezultati i duhur, pasi thotë se arbitri ua ka mohuar mbretërve një penalti.
“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Nuk dua të flas shumë për arbitrin, por mendoj se ndërhyrja e Gianluca Zambrotta në Karim Benzema ishte penalti”, ka thënë më tej ish-mesfushori i Milanit.