Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi ishte i kënaqur që u përcoll nga selektori i Italisë, Marcello Lippi gjatë ndeshjes kundër Lazios në Europa League.Rossi ka qenë pjesë e planeve të Lippit prej kur ky i fundit zëvendësoi Roberto Donadonit pas dështimit në Euro 2008.
“E di se ishte në tribuna. Mendoj se Lippi ka parë një paraqitje të mirë nga unë. Ende besoj se mund të jem pjesë e ekipit. Jam i përqendruar në Villarreal dhe me paraqitje të mira këtu synoj një vend në ekip për Kampionatin botëror” tha Rossi.