Sulmuesi kuqezi rrëfen sekretet e tij: Dua të bëj shumë fëmijë. Stefani gatuan shpesh makarona me mishNdërsa topi i ëmbël nga Klarens Sedorfi ishte në ajër, Aleksandre Pato e kuptoi që ai ishte shansi i fundit. “Thashë me vete: ‘Ale, godit në portë’. Dhe shënova. Unë dua të bëj historinë e futbollit dhe dy golat ndaj Real Madridit janë fillimi i kësaj historie. Për t’ia arritur duhet të vendos në ndeshjet e mëdha. Të martën në mbrëmje u thashë disa mive: ‘Nesër (për të mërkurën) është dita ime, në “Bernabeu” nuk dua të gaboj, nuk mund të gaboj’. Ishte shumë e rëndësishme dhe tani jam i lumtur”.
- Pato, pas 40 vjetësh si do t’ua tregoni nipërve tuaj këtë ndeshje?
- Si ditën më të rëndësishme të jetës sime sportive, ku shënova golat e parë në Champions. Ishte një ndeshje magjike për mua dhe skuadrën. Të gjithë e dinë që në sfidat e mëdha Milani është gjithnjë Milan: në “Bernabeu” erdhi konfirmimi i disatë. Mund të fitojmë Championsin dhe kampionati është akoma i hapur për ne.
- I parë nga fusha, si është “Bernabeu”?
- Mbresëlënës. Pas golave të mi kërkoja tifozët e Milanit dhe ishin shumë larg, aty në qiell. Fusha është fantastike: topi “ecën”, është një kënaqësi ta shohësh teksa të afrohet.
- Festimi juaj ka ndryshuar: është gjithnjë shenja në formë zemre, por shprehja e fytyrës është gjithnjë “e egër”. E vërtetë?
- Po, e kam kuptuar se pas çdo goli nga trupi im dalin të gjitha emocionet që kam brenda. Në ato momente ç’karikohem edhe nga trysnitë që shtohen: Milani më kërkon më shumë dhe unë bëj gjithçka për ta kënaqur klubin, edhe pse shokët më mbrojnë.
- Në “Bernabeu” ka pasur edhe një përqafim mes jush e Leonardos: një vëlla i madh më shumë sesa një trajner.
- Me të kam një marrëdhënie të shkëlqyer, është një njeri që më jep qetësi. Në këtë aspekt është shumë i ngjashëm me Ançelotin.
- Ashtu si Ançeloti, edhe Leonardo kërkon më shumë nga ju. Cila është detyra që ju kërkon trajneri dhe ju s’arrini ta bëni?
- Ai inatoset kur marr topin dhe kërkoj të rrotullohen shpejt për të synuar portën. Kërkon të pasoj dhe të shkëputen pa top. Por unë kam në mendje vetëm golin, jetoj për atë, por duhet të kuptoj se kërkesat e Leonardos janë të drejta. Lëvizjet janë vendimtare si driblimi ose goditjet: mendoj për golin e dytë në Madrid, kur isha i vetëm në shtyllën e dytë.
Pas këtij dygolëshi sa kohë do t’i duhet Florentino Perezit për t’i bërë Milanit një ofertë për Paton?
- Nuk e di, por sapo rinovova kontratën dhe dua të qëndroj këtu.
- A i ka pëlqyer Dungës Patoja i Madridit?
- Shpresoj që po: një ndeshje e tillë shihet edhe nga ana tjetër e Oqeanit. Kombëtarja është gjithçka dhe unë dua ta meritoj.
- Çfarë ju tha Kakà pas ndeshjes?
- Vetëm mirupafshim dhe paç fat, sepse unë kisha dëshirë të vrapoja të festoja. Ndonjëherë i dërgojmë sms njëri-tjetrit. Nuk e këmbeva fanellën me të, por me Drentenë e Marselon.
- Pato, a është e bukur jeta martesore?
- E mrekullueshme. Stefani është gjithnjë me mua dhe unë jam i lumtur. Kur u ktheva në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes më kishte dërguar një sms në telefon. Ajo është gjithnjë në momentet e bukura dhe në momentet jo të mira. I telefonova nga autobusi dhe pastaj sapo mbërritëm në Milano. U tremba gjatë udhëtimit për turbulencat ajrore dhe kisha nevojë ta dëgjoja para se të shkoja të flija në Milanelo.
- Stefani ka mësuar të gatuajë ndonjë pjatë italiane?
- Sigurisht: unë adhuroj makaronat me mish. I ha të paktën katër herë në javë. Por gatuan edhe receta braziliane.
- Ju dukeni pak në xhiro, jeni një tip që s’para dilni?
- Po, më pëlqen të qëndroj në shtëpi. Me Stefaninë shpesh dalim, psonisim, por zakonisht i them: ‘E dashur, qëndrojmë këtu’. Unë luaj “play-station”. Kur dal me miqtë, zbavitem shumë, duke luajtur “bowling”.
- Kur do të lindë një Patinjo i vogël?
- Është akoma shpejt, por unë me Stefaninë duam shumë fëmijë.
- A e mendoni se jeni rritur shumë shpejt?
- Jo, secili ka kohën e tij. Në pak muaj ka ndryshuar jeta ime private dhe ajo profesionale, ndaj jam një njeri i lumtur. Në krahasim me kohën që erdha në Itali, jam më i pjekur dhe më i përgjegjshëm.
- Ku do të shkoni me Stefaninë në dy ditët e ardhshme të pushimit?
- Kemi qenë shpesh në Lugano, pastaj në Amsterdam dhe Ibiza. Shpejt dua të vizitoj edhe Romën.
- Pato, për ju Ronaldinjo ka thënë: “Është një nga të rinjtë më të talentuar në botë. Detyra ime është ta ndihmoj për të fituar “Topin e artë”. Një projekt interesant, vërtet?
- Roni është fantastik: të luash me të dhe si në Madrid, të fitosh Championsin dhe “Topin e artë”, është e mundur.