20 tetor 2009

Ronaldo : Messi meriton Topin e artë

Ylli i Barcelones Lionel Messi ka marrë vlerësime të veçanta nga portugezi Cristiano Ronaldo…
Cristiano Ronaldo beson se Lionel Messi do të fitoj çmimin e lakmuar nga të gjithë “Topi i artë” dhe ndjen se Barcelona është ende një ekip më i mirë se Real Madrid.
Ylli portugez mendon se Argjentinasi ka arritur më shumë vitin e kaluar dhe mendon se duhet të jetë lojtari më i mirë në Evropë.
Messi shihet si favorit për të fituar Topin e arte, çmim ky që do të shpallet në Dhjetor.
“Ai është favorit. Ai fitoi Ligën e Kampionëve, titullin e La Ligas. Nëse fiton Topin e artë e ka merituar, ” tha ylli i Madridit për revistën France Football.
Ronaldo gjithashtu u pyet për dallimet ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid. Ai deklaroi se për shkak unitetit Blaugranët janë aktualisht më të fuqishëm.
“Barcelona luan futboll më të mirë se Real Madrid, por pse ?” Vazhdoi ai
“Per shkak se ata kanë qenë së bashku për disa sezone, dhe jo për dy muaj. Barça është ekip më i mirë sot, por pyetja është cili do të jetë më i mirë ne fund të sezonit ?”