Mutu‑Çelsi, gjoba pezullohet deri në 2010-ën
Pas dygolëshit ndaj Debrecenit, një tjetër lajm i mirë për Adrian Mutunë. Gjykata federale zviceriane, pezulloi deri në fund të vitit, vendimin e Gjykatës Sportive të Lozanës, që e detyronte sulmuesin vjollcë t’i jepte 17 milionë euro Çelsit si dëmshpërblim pas përjashtimit nga skuadra mbi pozitivitetin me kokainë. Gjykata, sipas shtypit zvicerian, ka pranuar apelimin ndaj pezullimit të paraqitur nga rumuni dhe kështu gjoba për momentin është e bllokuar. Vendimi u parashikua pak ditë më parë nga menaxheri i lojtarit te Fiorentinës, Viktor Bekali.