Shifra mbresëlënëse të sulmuesve të Realit dhe Barcelonës, ndërkohë që skuadrat italiane janë shumë pas, sidomos në Europë.Shifrat nuk tregojnë gjithçka, por ndonjëherë hedhin dritë mbi disa çështje. Për shembull, në këtë fllim sezoni, Milani ka luajtur tetë ndeshje, duke shënuar pesë gola gjithsej.
Kurse Kristiano Ronaldo ka luajtur në shtatë ndeshje dhe ka shënuar i vetëm nëntë gola, dy prej të cilëve ndaj Zyrihut, që mbrëmë në “San Siro” dukej një fortesë e pathyeshme.
Ky shembull merret për të treguar se yjet e Primera Divizionit (dhe para së gjithash “Topi i artë” aktual), janë gjithnjë duke shënuar, ndërkohë që një gjë të tillë nuk po e bëjnë klubet italiane, sidomos në Europë.
Në sezonin 2007 – 2008, portugezi shënoi plot 42 gola me fanellën e Mançesterit. Tashmë duket se “CR9” po përmirësohet akoma më shumë në krahasim me “CR7”. Nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, mjaftojnë vetëm 35 ndeshje që Ronaldo të thyejë rekordin e vet.
Për këtë e ndihmon mundësia e të luajturit në një skuadër ku ka mbështetjen e shokëve, që janë sa të zotët, aq edhe bujarë: ndeshja e së mërkurës mbrëma kundër Marsejës tregoi altruizmin e yjeve si Kaka apo Benzema, gjithnjë të gatshëm të pasojnë te portugezi, para se të kërkojnë lavdinë personale.