Nga njëra anë gëzimi për dy fitoret e marra në po aq ndeshje në drejtimin e Napolit dhe për faktin se ka ribërë për vete tifozët. Nga tjetra frika për entuziazmin e një ambienti që është në gjendje të ëndërrojë dhe të kalojë në depresion me një lehtësi të pabesueshme. Trajneri Maxarri në prag të ndeshjes me Milanin frenon entuziazmin: “E njoh shumë mirë futbollin për të folur që tani për një ringritje.Kundër kuqezinjve do të kemi një provë shumë të rëndësishme. Duhet të rekuperojmë forcat psiko-fizike, sepse nëse futemi në fushë, duke menduar akoma për fitoren e arritur në Firence, do të ndëshkohemi. Eshtë një ndeshje shumë e vështirë, ata janë në formë dhe në dy takimet e fundit kanë konfirmuar cilësitë e tyre, - ka pranuar trajneri toskan. - Më vjen mirë për përgjigjen e dhënë nga publiku pas dy ndeshjesh. Para ardhjes time mungonte entuziazmi, ndërsa tani të gjithë janë më optimistë për të ardhmen”.