Diego Armando Maradona vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në faqet e të përditshmeve argjentinase, pas kualifikimit direkt në Botërorin 2010.
Ish 'Pibe de Oro', të martën e ka marrë përkrahjen edhe nga veterani i futbollit argjentinas, Juan Sebastian Veron.
“Diego e ka merituar të mbetet në postin e tij deri në Botëror. Ai ia ka siguruar Argjentinës kualifikimin dhe ta ndërrojnë tash, nuk do të ishte zgjedhja më e mirë”, theksoi Veron, i cili është pjesë e Kombëtares argjentinase.