Liverpooli është në mes të formës më të dobët në 22 vitet e fundit dhe kjo mund të përkeqësohet edhe më shumë.
Pas humbjes së mbrëmshme nga Olympique Lyoni, Liverpooli tash ka katër ndeshje të humbura radhazi, që është hera e parë që nga viti 1987.
Për më tepër, një humbje tjetër në takimin e vështirë të së dielës kundër Manchester United, do të shtonte edhe më shumë zemërimin e tifozëve.
Liverpooli po ashtu rrezikon të eliminohet nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, pasi një gol i shënuar mbrëmë nga zëvendësuesi Cesar Delgado e ka lënë ekipin anglez në pozitën e tretë, prapa Fiorentinës që mban pozitën e dytë.