Assi i Juventusit Diego ka përkarhur Alessandro Del Pieron, duke deklaruar se është nder për të që të luaj pranë veteranit Italian.“ Del Piero është burim inspirimi për mua,” tha Diego për Il Corriere dello Sport.
“ Jam i nderuar që mund të luaj me një lojtar të këtij klasi.”
Për vështirësite e Ferraras dhe rezultatet ai u shpreh shumë në mënyrë të butë.
“ Kjo është përvoja e tij e parë si trajner. Por ai ka potencial të lartë. Ai e di saktësisht se çfarë nevojitet që të nxjerrë më të mirën prej lojtarëve.”
“ Ai kujdeset per mua dhe më dha shpejtë ndjenjën se jam pjesë e skuadrës. Kjo është e rëndësishme për një lojtar, nëse je i ri.”
“ E adhuroj atë pasi që mund të mësoj shumë nga ai.” deklaroi Diego.