Madrid - Super përballja me Milanin do të jetë ndeshja e 100-të në kupat e Evropës për portierin e Realit të Madridit, Iker Kasiljas.“Ndjehem shumë i kënaqur që kam luajtur deri tani 99 ndeshje në kupat evropiane. Jam lumtur që ndeshjen e 100-të do ta luaj përballë Milanit. Është krenari për çdo futbollist të luash përballë Milanit”, deklaron Kasiljas, duke falënderuar edhe shokët e ekipit për ndihmesën që kanë dhënë ndër vite që ai të arrinte deri këtu.Reali dhe Milani janë dy skuadrat më të lavdishme të Evropës, ku së bashku janë çereku i gjithë klubeve evropiane me 16 Liga Kampionësh të fituara.