Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola rafuzoi që të dal jashtë kontrollit pas humbjes skandaloze të Barcelonës në Camp Nou nga kampioni i Rusisë, Rubin Kazan.
Një gol i Ibrahimovic nuk mjaftoi për tri pikë, pasi që sulmuesit Ryzantsev dhe Karadeniz kanë arritur një fitore historike në Camp Nou.
“ Humbja nuk do të thotë të zgjohemi nga gjumi, bëmë gjithçka për të fituar. Mendoj se luajtëm mirë, por rezultati është më i rëndësishëm. Ndjehemi keq sepse ne duhej të kualifikoheshim sonte. Tani duhet të fitojmë në Rusi.”
“ Të gjithë kanë gjasa për tu kualifikuar. Është shumë, shumë e vështirë. Do të provojmë të nxjerrim një rezultat në Rusi.” deklaroi pas ndeshjes Guardiola.