Bossi i Liverpoolit Rafael Benitez ka insistuar se nuk ishte gabim që e ka vendosur në lojë që nga fillimi Steven Gerrardin në humbjen ndaj Lyonit, edhe pse Gerrard duroi vetëm 25 minuta.“ Nuk ishte gabim që të luaja me Gerrardin. Ai dëshironte të luante dhe ka stërvitur normalisht për dy ditë.”
“ Është dhënë drita e gjelbërt nga mjekët, dhe çfarë ndodhi ishte fatkeqësi. Ai ndjeu dhimbje në këmbë dhe është dashur të largohet.”
“ Ai ndjeu se kishte një problem me këmbën e tij dhe do të mund të ishte më serioze nëse nuk do të ishte zëvëndësuar.”
Liverpool tani ka punë të vështirë. Në Championse League nuk i ka punët mirë, kurse në Premier Ligë në fundjavë përballet me Manchester Unitedin.
“ Do të jetë më e vështirë që të bëjmë progress. E kemi bërë më parë, i kemi fituar tre ndeshje dhe do ta bëjmë atë. Ne do të fitojmë tre ndeshje.”