Sevilla ka shënuar fitore 3-1 në fushë të Stuttgartit në kuadër të takimit të grupit G të Ligës së Kampionëve, derisa fitore në udhëtim ka shënuar Unirea, duke befasuar Ranger me rezultat 4-1.
Sebastien Squillaci ka shënuar nga një gol në secilën pjesë (23’ dhe 72’), ndërsa një gol tjetër për Sevillan e shënoi Jesus Navas (55’), derisa të vetmin gol për gjermanët e shënoi Elson, për të ngushtuar në 3-1 (74’).
Skocezët e Rangers kaluan të parët në epërsi që në fillim të ndeshjes me anë të një autogoli të mysafirëve, të cilët më pas shënuan edhe katër herë të tjera, dy nga të cilët po ashtu ishin autogola nga vendasit.
Sevilla ka nëntë pikë në krye të grupit, derisa Unirea renditet e dyta me 4 pikë.