Pas barazimit kundër Interit, skuadra ruse Rubin Kazan e ka mposhtur kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Barcelonën.
Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Rubin Kazanit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi porsa filloi ndeshja (2’), kur Alexander Ryazantsev mposhti portierin Valdes.
Barcelona barazoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë (48’) me anë të Zlatan Ibrahimovic.