Antonio Valencia ka filluar të përshtatet mirë në Manchester United, sipas menaxherit të klubit anglez Sir Alex Ferguson.
Ekuadoriani, i cili erdhi në Manchester nga Wigan Athletic gjatë kësaj vere, shënoi golin e parë me United në Ligën Premier në fitoren ndaj Boltonit gjatë vikendit dhe e përsëriti atë duke shënuar edhe golin e fitores në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj CSKA Moskës.
“Ai ka qenë disa pikë plus në dy javët e fundit. Ai është duke u adaptuar në klub, vetëbesimi i tij është më i fuqishëm dhe ai ka vlera të larta, fuqi, ekuilibër, këmbë dhe një harkim të mirë të topit”.
“Ajo ku ai nuk ishte dëshmuar ishte aftësia për të shënuar gola. Kemi thënë kur nënshkruam me të se kjo do të ishte sfida e tij për t’u përmirësuar si futbollist. Tash ai ka shënuar dy gola në dy ndeshje dhe kjo do t’i ndihmojë atij”, ka thënë trajneri skocez./