27 tetor 2009

Çelsi në alarm, rrezik nga gripi i derrit?

Ekipi i Karlo Ançelotit mund të jetë futur në kontakt me virusin e AH1N1 gjatë sfidës kundër Blekbërnit të shtunën në PremierLigë.Sipas trajnerit të Blekbërnit, Sem Allardajs, edhe lojtarët e Çelsit mund të jenë prekur nga virusi gjatë ndeshjes në “Stemford Brixh”, pasi në fushë për miqtë ishin edhe tre lojtarë që kishin të njëjtat sindroma si ato të Dejvid Dan dhe Kristofer Samba, të dy të prekur nga sëmundja.
E përditshmja britanike “Daili Star” raporton se një tjetër lojtar i Blekbërnit dhe dy pjesëtarë të stafit, midis të cilëve mjeku i ekipit, janë prekur nga virusi. Megjithatë, nuk jepen emra konkretë.
“Nuk kam dyshim se gripi mund të ketë prekur edhe ndonjë nga Çelsi – ka thënë Allardajs – sepse nga këndvështrimi mjekësor, kemi të bëjmë me një nga viruset më të këqija që është parë ndonjëherë dhe i cili nuk mund të ndalet. Por nëse edhe lojtarët e Çelsit janë prekur, faji është i premier Ligës, sepse ne i kishim paralajmëruar dhe ishin ata që donin që ndeshja të bëhej normalisht”.