20 tetor 2009
Brus: O Zot, Cana lojtar i madh
Trajneri i Sunderlandit, Stiv Brus tha për gazetën “Daily Mirror”: “O Zot, Cana ishte me të vërtetë një lojtar i madh kundër Liverpulit. Puna e tij në pjesën e dytë me Liverpulin ishte ndoshta, individualisht, aq e mirë, sa nuk kam parë një lojë tjetër kaq të lartë. I vetëm, ai ishte i frikshëm për Liverpulin. Unë e pashë Lorikun të luante kundër Liverpulit dy herë me fanellën e Marsejës. E dija se ai ishte kapiten i kombëtares shqiptare dhe kapiten i Marsejës, ndaj nuk kisha asnjë dyshim mbi atë që përbën si futbollist. Lorik Cana, kudo ka luajtur, ka krijuar “kultin e heroit” në skuadër. E dija se Loriku do të kthehej në një hero edhe te Sunderlandi, gjë të cilën po e provon më së miri nga ndeshja në ndeshje".