28 tetor 2009

Brazili në miqësore, Dunga eksperimenton

Do të provohen. Aurelio i Liverpulit, Bastos i Lionit, Hulk i Portos dhe Eduardo i Hofenheimit

Lojtari i Liverpulit, Fabio Aurelio, është grumbulluar nga përfaqësuesja e Brazilit për ndeshjet miqësore të muajit që vjen kundër Anglisë dhe Omanit. Trajneri Dunga ka bërë publike një listë prej 24 lojtarësh të bazuar te lojtarë që luajnë në Evropë, për të mos prishur kalendarin e ndeshjeve të kampionatit brazilian. Dyshja sulmuese Karlos Eduardo (Hofenheim) dhe Hulk (Porto) si dhe mbrojtësit Mikel Bastos i Olimpikut të Lionit janë grumbulluar për herë të parë. Sulmuesi i Mançester Sitit, Robinjo, është përfshirë në listë, edhe pse nuk është ende mirë fizikisht pas dëmtimit që e la jashtë ndeshjeve të fundit eliminatore të Brazilit këtë muaj.

Brazili dhe Anglia, të kualifikuar tashmë për në botëror, do të takohen në Doha të Katarit më 14 nëntor para se Brazili të shkojë në Oman, tri ditë më vonë. Brazilianët kanë pasur një vit të suksesshëm, duke fituar Kupën e Konfederatave në Afrikë të Jugut dhe u renditën të parët në grupin e tyre eliminator në Amerikën e Jugut.

Lojtarët e grumbulluar:

Portierë: H.Sezar (Inter), Doni (Roma)

Mbrojtës: Maikon (Inter), D.Alvesh (Barcelona), F.Aurelio (Liverpul), Luçio (Inter), Luizao (Benfika), Huan (Roma), Naldo (Verder)

Mesfushorë: Xh.Silva (Panathinaikos), Elano (Gallatasaraj), H.Baptista (Roma), F.Melo (Juventus), Hosue (Volfsburg), L.Levia (Liverpul), Ramirez (Benfika), Aleks (CSKA Moskë), Kakà (Real Madrid), M.Bastos (Lion)

Sulmues: Robinjo (Man.Siti), L.Fabiano (Sevilja), Nilmar (Vilareal), Hulk (Porto), K.Eduardo (Hofenheim)