Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë synon të arrijë rekordin e klubit londinez, që mbahet nga TemblingDidië Drogba i ka vënë syrin rekordit të Bobi Temblingut, i cili ka shënuar 202 gola për Çelsin. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka thënë: “Ndihem i ri edhe pse jam 31 vjeç. Dua të vrapoj dhe nuk ndiej lodhje, prandaj do bëj çmos të shënoj 202 gola për Çelsin”, ka thënë Drogba, që shënoi golin e tij të 100-të muajin që shkoi. “Nëse do të jem mirë me shëndet dhe nuk do të jem i dëmtuar, mendoj se mund t’ia dal mbanë.
Më duhen edhe disa trofe, sidomos Liga e Kampionëve dhe Premier Liga. Eshtë e rëndësishme për mua dhe për klubin”, ka shtuar ai. Tembling e arriti këtë rekord në 370 ndeshje për Çelsin në vitet 1958‑70. Drogba, që u është bashkuar londinezëve nga Olimpiku i Marsejës në vitin 2004, ka qenë në formë shumë të mirë nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Tetë golat e tij e kanë ndihmuar Çelsin të ketë dy pikë epërsi ndaj Mançesterit në krye të ligës.
Pasi ka nënshrkuar kontratën deri në vitin 2012, Drogba shpreson të fitojë sërish titullin. Çelsi megjithatë nuk do të mund të përfitojë nga shërbimet e Drogbasë, Salomon Kalusë, Xhon Obi Mikelit dhe Mikael Esienit gjatë Kupës së Afrikës në fillim të vitit 2010. “Jam i shqetësuar për ecurinë në muajin janar, por të paktën e di që skuadra do të arrijë të fitojë edhe pa mua. Po aq sa duam të shkojmë në Afrikë dhe të përfaqësojmë skuadrat tona përfaqësuese, po aq duam të kthehemi këtu dhe të luajmë për Çelsin”, ka përfunduar Drogba.