Galatasaray ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspurin për huazimin e sulmuesit meksikan Giovani Dos Santos.
Të enjten pritet që ish-lojtari i Barcelonës të kompletojë marrëveshjen në Stamboll, ndërsa qëndrimi i tij te skuadra turke do të jetë deri në fund të sezonit aktual.
“Ne mirëpresim Giovani Dos Santos Ramirezin dhe i dëshirojmë shumë sukses me fanellën verdhekuq”, shkruan në faqen zyrtare të Galatasarayt.