Komiteti i La Ligas ka vendosur që ta suspendojë superyllin e Real Madridit, Crisitiano Ronaldo, me dy ndeshje moslojë si pasojë e kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Malagas.
Portugezi shënoi dy golat e fitores në atë ndeshje dhe pastaj u përjashtua me karton të kuq, ndërsa tani Marca transmeton se ai do t’i mungojë Realit në dy ndeshjet e radhës kampionale.
Ndërkohë, mësohet se Mbretërit do të apelojnë ndaj këtij vendimi dhe do të kërkojnë që të reduktohet në një ndeshje moslojë. /