Giallorossët kanë shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Catanias, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Heroi i kryeqytetasve në këtë përballje ishte mesfushori italian Daniele De Rossi, i cili shënoi të vetmin gol në ndeshje (74’).
Duhet përmendur, se sicilianët një pjesë të mirë të lojës e zhvilluan me dy lojtarë më pak në fushë, pasi që Giuseppe Bellusci (59’) dhe Blazej Augustyn (72’) u përjashtuan me kartonë të kuq.
Në gjysmëfinale, Roma do ta ketë kundërshtar Fiorentinan, që ditë më parë eliminoi skuadrën tjetër kryeqytetase, Lazion.