Menaxheri i mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery ka insistuar se asgjë nuk është e vendosur rreth të ardhmes së klientit të tij pas përfundimit të këtij sezoni.Real Madrid thuhej se ka arritur marrëveshje me yllin francez, mirëpo Alain Miglaccio ka mohuar një gjë të tillë.
“Ne planifikojmë të takohemi me drejtuesit e Bayernit në fund të muajit shkurt, apo në fillim të marsit, për të diskutuar rreth të ardhmes së tij, andaj deri në atë kohë çfarëdo njoftimi rreth Riberys është vetëm spekulim”, deklaroi ai.