27 janar 2010

Mancini: Robinho mund të bëhet si Adriano

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se Robinho ende mund të ketë të ardhme në Eastlands.
Robinho pritet që gjatë kësaj jave t’i bashkohet ish-klubit të tij Santos në formë huazimi deri në fund të sezonit.
“Nuk kam hequr dorë nga Robinho. Nëse ai rikthehet në Brazil luan mirë dhe shkon në Kupën Botërore, ai mund të kthehet përsëri këtu” ka thënë Mancini.
“Adriano kishte disa probleme te Interi, por ai shkoi në një klub tjetër për gjashtë muaj, luajti mirë dhe e ndryshoi situatën”, ka shtuar Mancini