Sipas të përditshmes sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Juventus ka vështirësi të gjejë zëvendësim adekuat për trajnerin Ciro Ferrara. Pronari i klubit, John Elkann thuhet se ka kërkuar nga presidenti Jean-Claude Blanc të shkarkojë Ferraran pas humbjes në shtëpi 2-1 nga Roma, të shtunën.Mirëpo, Blanc është i pavendosur për një vendim të tillë për shkak se klubi nuk mund të gjejë zëvendësim të aftë që garanton rikthimin në rrugën e fitoreve. Guus Hiddink mbetet objektivi kryesor, por ai mund të kushtojë shtrenjtë të largohet nga Rusia.
Dino Zoff, ish-portieri legjendar i klubit ka thënë se nuk është i interesuar të drejtojë përsëri ekipin. Emra të tjerë të kandidatëve janë Michael Laudrup dhe Alberto Zaccheroni, por të dy konsiderohen zgjedhje të rrezikshme derisa Blanc mundohet të gjej dikë që ka lidhje të ndjeshme me klubin.
Ish-mbrojtësi Massimo Carrera është një opsion tjetër, pasi aktualisht është i angazhuar në akademinë e Juventusit. Megjithatë, një vendim rreth ndërrimit eventual në krye të shtabit teknik nuk pritet deri pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Interit, të enjten.