Wenger mbronë Benitezin
Liverpool pas startit më të dobët në 22 vitet e fundit, ka pësuar katër humbje vetëm në Premier Ligë duke mos llogaritur këtu edhe 2 humbjet e Ligës së Kampionëve. Por trajneri i Arsenalit ka thënë se nuk duhet të harrohet ajo e arritur e Benitezit në vitin 2005 dhe mendon se të gjithë duhet ta rrespektojnë këtë trajner të famshëm, por i cili thjeshtë nuk pati fat në këtë fillim të sezonit.- "Më vjen keq për këtë start të dobët të Rafas, sepse e di që ai nuk e ka merituar këtë ai është një trajner i madh. Në një klub të madh duhet të jeshë i fortë, sepse me një gabim më të vogël merr shum kritika të cilat nganjëherë të dekurajojnë për punë. Nuk them që Rafa Benitez nuk është i tillë përkundrazi, por vetëm që nuk pati fat dhe duhet t'i jepet kohë më shum këtij trajneri që për mendimin tim është ndër më të mirët në Premier Ligë."