26 tetor 2009

Vermaelen : Cannavaro më inspiron

Legjenda e futbollit Italian që fitoi kampionatin botëror të vitit 2006 me Italinë, Fabio Cannavaro është burim inspirimi për transferimin e vetëm të Arsenalit, duke thënë se Cannavaro përkundër gjatësisë është mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

“ E di nuk jam i gjatë por, nëse flisni me zyrtarët e Ajaxit ata do të ju tregojnë se kam qenë lojtari më i fortë me kokë.”

“ Ata nuk brengoseshin sa jam i gjatë, pasi që topat nga korneri i largoja sikur të isha 2 metra.”

“ Unë kam inspirim Cannavaron. Unë dhe ai nuk jemi të gjatë por kërcejmë shumë dhe e kompenzojmë gjatësinë. Kurrë nuk kam stërvitur për këtë. Është vetëm intuitë.” deklaroi Vermaelen.