24 tetor 2009

Vazhdon forma e dobët e Stuttgartit

Skuadra e Stuttgartit ka pësuar humbjen e radhës, këtë herë si mysafir i Hannoverit.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Didier Konan Ya në minutën e 31-të, për t’ia siguruar skuadrës vendase tri pikë të vlefshme.
Skuadra e Mainzit ka shënuar fitore prej 3-0 përballë Freiburgut, ndërsa mesfushori shqiptar Jahmir Hyka nuk është aktivizuar ndonëse ishte në bankën rezervë.
Skuadra tjetër ku aktivizohet shqiptari me pasaportë zvicerane Albert Bunjaku, ajo e Nurnbergut ka pësuar humbje prej 3-0 si mysafir i Hoffenheimit. Bunjaku zhvilloi 85 minuta të kësaj ndeshjeje, mirëpo nuk arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve.