26 tetor 2009

Van Gal vlerëson suksesin “in extremis”

Trajneri i Bajernit: E merituam plotësisht fitoren, edhe pse erdhi dy minuta para fundit
Trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis van Gal, ka dashur të minimizojë faktin se skuadra e tij ishte me fat që fitoi kundër Ajntrahtit të Frankfurtit. Goli i minutës së 88-të nga Daniel van Bujten i dha Bajernit fitoren 2‑1 dhe e ngjiti në nivelin e katër pikëve më pak se kryesuesit e Bajerit të Leverkusenit. Van Gal u pa qartë se ishte i gëzuar pas fitores, kur të gjithë mendonin se ndeshja po shkonte drejt barazimit.
Frankfurti kaloi në epërsi me anë të golit të Aleksander Meierit, por Arjen Roben barazoi në minutën e 70-të, kurse Van Bujten ishte autor i golit që e lehtësoi presionin ndaj trajnerit holandez. “Nuk mund të them që fituam me fat kur kishim 14 raste për gol”, u shpreh Van Gal. “Frankfurti shënoi gol me rastin e parë që kishte. Më pas ne ishim të fortë psikologjikisht dhe dhamë maksimumin. Nëse arrin të krijosh raste kundër një skuadre që mbyllet e tëra në mbrojtje, atëherë jemi në gjendje të mirë.
Ne e kërkuam fitoren. Në fund mendoj se e merituam.” Van Gal i befasoi tifozët vendas, duke larguar sulmuesin Luka Toni pak para fundit duke aktivizuar mbrojtësin Martin Demikelis. Megjithatë, holandezi nuk kërkonte të ruante pikën, por me atë veprim e kaloi Van Bujtenin në sulm dhe strategjia e tij dha rezultate. “U gëzova nga ndërrimet e bëra. Futa Robenin dhe Gomezin dhe më pas Van Bujtenin për Tonin në fund”, është shprehur trajneri i Bajerni