Kapiteni i Chelseat, John Terry, është shprehur i kënaqur me fitoren e të mërkurës mbrëma kundër Atletico Madridit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se bëmë atë që duhej pas humbjes zhgënjyese nga (Aston) Villa, dhe morëm atë që deshëm”.
“Mendoj se kemi filluar mirë në Ligën e Kampionëve me tri fitore të pastra”, ka thënë Terry për faqen zyrtare të Bluve.