29 tetor 2009

Spalleti tek Zenit në Nëntor

Kohëve të fundit është spekuluar shumë rreth kalimit të Spalletit nëpër top klubet Evropiane, por si duket më së afërmi është skuadra Ruse Zenit St. Petersburg. 50 vjeçari Spalleti dha dorëheqje nga Roma pas një serie të rezultateve të dobëta me këtë ekipë dhe pas largimit të tijë ai ishte përfolur me kalimin e mundshëm të tijë si në Milan, Atletico Madrid dhe Real Madrid.- `Gazetta dello Sport` njofton se skuadra Ruse është e gatshme t'i ofrojë Spalletit një rrogë prej 8.8 milion Eurove në sezonë, shumë kjo e pa arritur ndonjëherë në karrieren e tijë si trajner për një sezonë jashta marketingut dhe të drejtave tjera personale. Nëse Spalleti nënshkruan këtë kontratë me siguri se do të këkroj transferimin e futbollistëve të Romës Simone Perrota dhe Pizarro.