28 tetor 2009

Spalleti pranë Real Madridit

Ish trajneri i Romës Luciano Spalleti është favoriti kryesor për ardhjen në post të trajnerit të Real Madridit nëse vihet në dyshim pankina e Pellegrinit.
Forzaroma.info raporton se Spalleti është në listën e kandidatëve që Florentino Perez dëshiron ti zëvëndësoje me Pellegrinin. Presidenti nuk mund ti duroj këto rezultate, dhe është i gatshëm për ndryshime.
Humbja skandaloze e Real Madridit në Kupën e Mbretit nga skuadra e ligës së tretë Alcorcon me rezultat 4 me 0, mund të jetë nxitës i ndryshimeve. Nje gabim i vogël kundër Getafes dhe Milanit do të gjejë Spalletin në pankinën e Realit.
Zërat në Itali thonë se edhe Roberto Mancini është shumë pranë pankinës së Realit.