Mesfushori i rosonerëve, Clarence Seedorf, është duke shpresuar që fitorja e fundit ndaj Real Madridit t’i japë një shtytje sezonit të Milanit.Rosonerët ishin në krizë gjatë javës së kaluar, por me dy fitore radhazi, ndaj Romës dhe Realit, ata kanë marrë motivim.
“Ne vërtet kishim nevojë për një fitore si kjo. Këto e ndihmojnë ekipin t’i kalojë momentet e vështira, por ne nuk duhet të ndalojmë këtu. Suksesi kundër Real Madrid duhet të jetë një pikë fillimi nga e cila ne mund ta ndërtojmë të ardhmen tonë”, ka thënë holandezi