Cristiano Ronaldo është i gatshëm të rikthehet përsëri pasi ai ka deklaruar se do të luajë kundër Sporting Gijonit në fundjavë.Superylli portugez është pritur të jetë jashtë fushave edhe për 10 ditë të tjera por ai ka insistuar se nuk ndjen dhimbje në nyjen e këmbës së tij.
Ronaldo kishte pësuar një goditje kundër Marseille dhe problemi është acaruar më shumë në ndeshjen me Portugalinë dhe është thënë se ai do të mungonte për 3 javë.
Pas disa ditësh çlodhjeje,shumica prej të cilave ishin shpenzuar në larje në pishinë,duket se i kanë ndihmuar ish-lojtarit të Man.United.
“Nyja e këmbës nuk më dhemb dhe prandaj mendoj se jam i gatshëm të luaj”,është cituar të ketë thënë për Marca.
Sipas të përditshmes spanjolle,Ronaldo dëshironte të luante në mesjavë kundër Milanit,mirëpo atij iu ndalua nga mjekët dhe Pellegrini nuk deshi të rrezikonte.
Ronaldo ishte cak i një mallkimi i një magjistari spanjoll,i cili ishte paguar nga një dashnore e Ronaldos për ta mallkuar atë.