27 tetor 2009

Robinho e do Barcelonën

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho beson se ambiciet e tij për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë do të jenë më të mëdha nëse luan për Barcelonën, edhe pse nuk insiston në largim nga klubi i Premierligës.
Robinho iu bashkua Cityt një vit më parë për transferim rekord anglez prej 32.5 milionë funtash nga Real Madridi, por në muajt e fundit është spekuluar rreth rikthimit në Spanjë, mirëpo kësaj radhe te Barcelona.
Reprezentuesi brazilian ka pranuar se do të dëshironte të luajë për ekipin e Pep Guardiolas, ku sheh mundësi më të mirë për të realizuar objektivin e tij për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.
Robinho i tha radiostacionit brazilian, Radio Bandeirantes: “Jam shumë i lumtur rreth interesimit të Barcelonës, paraqitja në Nou Camp do të ma lehtësonte qëllimin që të bëhem futbollisti më i mirë në botë”.
Mirëpo, Robinho ka insistuar se nuk insiston në largim nga City dhe nuk ka problem me menaxherin Mark Hughes. “Nuk insistoj në largim nga Anglia dhe nuk kam probleme me trajnerin”, përfundoi ai.