Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka thënë pas humbjes befasuese nga Livorno, se Giallorossëve iu mungon kapiteni Francesco Totti.Francesco Tavano shënoi kundër ish-klubit të tij, ndërsa edhe me përjashtimin e Alfonso De Lucia, të zgjedhurit e Ranierit nuk ishin në gjendje të shënojnë.
“Ndoshta harxhuam shumë energji gjatë të enjtes kundër Fulham në Ligën Evropiane, ose ndoshta padrejtësisht menduam se Livorno do të jetë e dobët”.
“Jam këtu për gjashtë javë, duhet të jap më të mirën dhe ekipi po bën gjëra të mira. Nuk është lehtë kur ju mungon një sulmues si Totti. Mungesa e kapitenit nuk është një arsyetim, por me Francesco sot do të ishte më ndryshe”, ka thënë Ranieri./