28 tetor 2009

Prandeli: Vendi i dytë? Eshtë akoma herët

Tekniku i Fiorentinës Çezare Prandeli nuk do të dëgjojë të flitet për vendin e dytë në kampionat dhe është përqendruar tek ndeshja e vështirë kundër Xhenoas. Trajneri vjollcë, përgënjeshtron presidentin Dela Vale, i cili kishte folur për vendin e dytë, dhe i ka kërkuar skuadrës të tregohet e kujdesshme. Sidomos pas humbjes së pësuar kundër Napolit: “Kur ka folur për një vend të dytë, presidenti Dela Vale është ndikuar pak nga euforia e momentit.
Nuk është rasti të tregohemi entuziastë, - ka thënë Prandeli. - Presidenti ka një mentelitet krenar dhe është normale që në atë moment ka thënë ato fjalë. Kur e kam dëgjuar kam qeshur, por më pas duhet të përballemi me realitetin e fakteve, që thotë se një skuadër nuk duhet të ketë shumë presion mbi vete. Përndryshe mund të krijohen disa probleme”.