25 tetor 2009

Pep Guardiola: Kam besim te lojtaret e mi

Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola i eshte pergjigjur kritikave pas humbjes shokuese ndaj Rubin, ne Champions League, duke thene se ai ende ka besim te lojtaret e tij.
“Nuk e kam humbur aspak besimin te lojtaret e mi pasi e shikoj punen qe ata po bejne.”- u shpreh Guardiola per Marca.
“Skuadra po punon mjaft mire, dhe ajo cka duhet te bejme tani eshte te fokusohemi ne ndeshjet ne kampionat per te marre 3 piket. Di nga eksperienca se pavaresisht asaj qe ke bere ne vitet e kaluara kur humbet nje takim duhet te fokusohesh ne ndeshjet qe pasojne dhe t’i fitosh.”- vijon Guardiola