Real Madrid mundi të nxjerrë dje mbrëma kundër Sporting Gijonit në El Molinon vetëm një barazim pa gola, por pas kësaj, u shfaq Pellegrini duke pohuar se nuk ka nevoj për panik.“ Pjesa e parë ishte e vështirë, por në të dytën dominuam tërësisht.”
“ Në pjesën e dytë ne pasuam topin mirë dhe treguam organizim të mirë në mbrojtje, por na mungoi goli. Kemi patur shumë raste.”
“ Sporting është skuadër shumë mirë e orgnizuar dhe tepër e rrezikshme në kundërsulme.”
“ Lëndimet e Garay dhe Alonsos nuk janë serioze, dhe janë larguar si nevojë e lojës.” deklaroi Pellegrini pas ndeshjes për Marca.
Real Madrid ka një ndeshje të vështirë kundër rivalëve të qytetit në Bernabeu, Getafes.