20 tetor 2009

Pellegrini: Milani shumë i fortë

Manuel Pellegrini i ka thënë mediave Spanjolle se për skuadrën e tij nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë kundër Milanit, edhe pse këta të fundit nuk kanë startuar mirë në këtë edicion." Starti jo i mirë nuk duhet të jetë shkaku në të cilin ne duhet të besojmë se mund të arrijmë fitore. Milani është një skuadër me futbollistë me eksperiencë të madhe dhe kjo është arsyeja që i bën ata një kundërshtar shumë të vështirë" deklaroi Pellegrini.