Edhe pse kishte shumë zëra rreth kalimit të tijë në ndonjë klub tjetër të madh në Russi, ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Firenca një herë për një herë. Rumuni është në një formë të lartë pasi shënoi dy herë në fitoren e ekipit të tijë me rezultat 3:2 kundër Debrecenit në Ligën e Kampionëve.- "Nuk e kam ndërmend të largohem nga Fiorentina, gjithmonë kam thënë se dëshiroj të qëndroj këtu ku jam për arsyen se ndihem mirë si me tifozët, trajnerin dhe udhëheqësit e klubit. Ndërsa rreth dënimit tim nga FIFA me atë gjobën rreth 17 milio Euro, unë nuk di asgjë për momentin të shohim çfarë do të ndodhë."