28 tetor 2009

Milani dështon të fitojë

Edhe pse pati avantazh të dyfishtë deri në fund të ndeshjes, Milani ka dështuar të shënojë fitojë si mysafir i Napolit.
Rossonerët shënuan dy gola të shpejtë në gjashtë minutat e para të ndeshjes, me anë të Pippo Inzaghit (3’) dhe Alexandre Patos (6’) dhe kjo epërsi e mysafirëve vazhdoi deri në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Në minutën e 90-të, Luca Cigarini ngushtoi epërsinë, ndërsa në minutat shtesë (90’+3) Germën Gustavo Denis barazoi rezultatin në 2-2.
Me këtë pikë Milani është ngritur në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Genoan që mposhti Fiorentinan me rezultat prej 2-1, ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Parma që e mposhti Barin me rezultat prej 2-0.