22 tetor 2009

Maradona: S'kam pirë drogë që pesë vite

Trajneri i kombëtares Argjentinase Diego Maradona i ka thënë mediave se ka kohë që është larguar nga jeta e natës dhe konsumimi i lëndëve narkotike." Kanë kaluar pesë vite dhe unë nuk kam konsumuar ndonjë lloj droge dhe nuk kam qenë nëpër ndonjë klub të natës" u shpreh Maradona për Canal 7.