Ish-trajneri i kombëtares gjermane, Jurgen Klinsmann, është duke u lidhur me një angazhim sensacional të ekipit të ligës së dytë spanjolle, Real Betis.
Përpjekja e Betis për të dalë në Primera Divizion është duke dështuar nën drejtimin e trajnerit Antonio Tapia dhe drejtuesit e klubit janë duke menduar të bëjnë ndryshime.
Burime nga Sevilla bëjnë të ditur se ish-trajneri i Bayern Munichut dhe i kombëtares gjermane, Klinsmann, është një prej opsioneve të klubit spanjoll.
Klinsmann është jashtë futbollit që kur u largua nga Bayern Munich sezonin e kaluar dhe nuk e ka përjashtuar një rikthim në stolin e menaxherit, pavarësisht përvojave të vështira.