27 tetor 2009

Ibrahimoviç : Jam duke u përmirësuar

Zlatan Ibrahimovic ishte në top formë në demolimin kundër Zaragozës mbrëmë në Camp Nou, dhe në një intervistë për Goal.com është shprehur shumë i lumtur me jetën e tij në Barcelonë.
Gjyqtari akordon goditje të lirë. Ibra e merr topin dhe e vendos diku afro 30 metra larg portës. Ibrahimovic më pas mban një diskutim të shkurtër me lojtarët e tij. Më pas merr qëndrimin pranë golit. Një qetësi relative në Camp Nou. Ibrahimoviç shikon dhe një herë murin e gjallë përballë tij më pas dhe portierin.
Të gjithë janë zgjuar në gjysmëkëmbë pas vrapit të Ibrahimovicit për ta goditur topin. Në momentin e kontaktit me topin vërehet një aplauz i vogël në Camp Nou. Sekonda më pas, topi gjindej një rrjetë, duke krijuar eksplodim në Camp Nou, të përcjellura me duartrokitje dhe bërtima të ndryshme. Thirrjet “ Ibra, Ibra “ dëgjoheshin çdoku në stadium.
“ Unë u trajnova me Sinisa Mihajlovicin, pasi që ai di se si të goditet një gjuajtje e lirë. Unë e pata afër për një vit ose dy dhe kur e shihni atë duke goditur një gjuajtje të lirë atëhere mund vetëm të mësoni.”
Duket se tanime me ardhjen dhe magjinë e Ibracadabras tifozët e Barcelonës kanë haruar Samuel Eto’on.
“ Tani ndjehem vërtetë shumë mirë. Pata një operacion para sezonit në dorën time. Nuk trajnova me skuadrën në parasezonë. “
“ Jam duke u përshtatur më shumë e më shumë dita ditës, dhe duke u adoptuar edhe më tej me ekipin. Pas secilës ndeshje ndihem më i fortë fizikisht. Jam duke u adaptuar dhe unë ndjej se do bëj më mirë. Në secilën ndeshje unë luaj provoj dhe bëj më të mirën.”
Duke parë formën ndaj Zaragozës, është vështirë të paramendohet një Kampionat Botëror pa Ibrahimovicin, me këtë të fundit, duke patur mundësinië të luaj vetëm për Barcelonën.