26 tetor 2009

Iaquinta lëndohet – Panik tek Juventus

Kriza e lëndimeve në kampin Juventin nuk ka të ndalur, pasi që Vicenzo Iaquinta duhet ti nënshtrohet një operacioni në miniskus pasi që e lëndoi atë ditë më parë. Ai do të mungoj rreth 40 ditë.

Iaquinta nuk luajti kundër Sienës pasi që lëndoi gjurin e këmbës në stërvitje. Ai i bëri testet sot në mëngjes dhe rezultati ishte jo ideal.

Koha e rikthimit nuk dihet ende, por klubi do ta jap një të tillë pas operacionit.

Ky nuk është lajmi më i mirë për Ferraran pasi që ai ka të lënduar Del Pieron, duke e lënë atë me pak opcione për sulm.