01 tetor 2009

Guti: E pata të vështirë të qëndroj

Mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Guti, ka pranuar se e ka pasur të vështirë që të marrë vendimin për të qëndruar në Santiago Bernabeu.
“Qëndrimi këtu ishte shumë i vështire duke qenë se shumë lojtarë të mirë u transferuan, prandaj disa nga ne duhej të largoheshim”
“Mirëpo Pellegrini më bindi të qëndroja edhe për një vit, ndërsa mënyra më e mirë për t’ia shpërblyer këtë është që të luajë në formën time më të mirë”.
“Dëshiroj të luaj (te Reali) në dy sezonet që më kanë mbetur në kontratë, ndërsa e dëshiroj edhe një vit më shumë. Kjo është krejt çka kërkoj nga Florentino tash për tash. Fitimi i Ligës së Kampionëve në shtëpi, do të ishte një përfundim i shkëlqyer”, ka thënë 32-vjeçari.