25 tetor 2009

Gjasula shënon në fitoren e Frankfurt

Jurgen Gjasula ka shënuar gol, në fitoren e skuadrës së tij FSV Frankfurt me rezultat 3:2 ndaj Munich 1860.
Mesfushori shqiptar e realizoi golin e parë të vendësve në minutën e 18-të. 23 vjeçari luajti plot 87 minuta, ndërsa u zëvendësua nga bashkëlojtari Diakité.
Dy golat tjerë për FSV Frankfurt i shënuan Cenci e Cidimar, kurse për udhëtuesit realizuan Mlapa e Aigner. Kjo njëherësh ishte fitorja e parë e FSV Frankfurt në Bundesliga 2 gjermane. Kjo skuadër zë pozitën e parafundit në tabelë me 5 pikë të tubuara.